IMG 2138

Thirrje për aplikime për mobilitet studentor – Universiteti i Salzburgut, Austri

Thirrje për Aplikime
2 Studentë nga Fakulteti i Edukimit – UIBM

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) fton dy studentë nga Fakulteti i Edukimit të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin Intensiv të Kombinuar për Studentë – Arsimi Përfshirës në Arsimin e Lartë, që do të mbahet më 10–14 nëntor 2025 në Universitetin e Salzburgut, Austri

Të dhëna kryesore të programit:

Titulli i kursit: Inclusive Post-Secondary Education – Blended Intensive Programme for Students

Kredite: 3 ECTS

Përmbajtja: Arsimi gjithëpërfshirës, aftësitë jetësore, marrëdhëniet profesionale, menaxhimi i stresit dhe ndërgjegjësimi për diversitetin.

Formati: I kombinuar (takim online në tetor + sesione fizike në nëntor).

Kriteret e aplikimit:

Student i Fakultetit të Edukimit – UIBM.

Interesim i shprehur për diversitet dhe përfshirje.

Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Afati i aplikimit: 28 korrik 2025

Dokumentet e nevojshme:

CV (në gjuhën angleze)

Letër motivimi (maksimumi 1 faqe)

Aplikimet dërgohen në:[email protected]

Shperndaj ne: