U mbajt ligjërata ndërkombëtare mbi përlidhjet e magnezit dhe implantet biodegraduese
Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë, Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Düzce University – Turkey, realizoi sot ligjëratën ndërkombëtare me temë:
“The Importance of Magnesium Alloys in the Development of Biodegradable Implants”
Ligjërata u mbajt nga Prof. Dr. Hüsnü Gerengi dhe Prof. Dr. Ilyas Uygur, nga Düzce University – Turkey.
Gjatë ligjëratës u trajtua rëndësia e përlidhjeve të magnezit në zhvillimin e implanteve biodegraduese, me fokus në aplikimet e tyre në fushën biomjekësore, përfshirë implantet ortopedike, kardiovaskulare, maksilofaciale dhe inxhinierinë e indeve. Gjithashtu, u diskutuan vetitë kryesore të këtyre materialeve, sfidat që lidhen me degradimin dhe korrozionin, si dhe potenciali i tyre për përdorim në teknologjitë moderne të shëndetësisë.
Ligjërata paraqiti një aktivitet të rëndësishëm akademik, duke ndërlidhur shkencën e materialeve, metalurgjinë, biomaterialet dhe aplikimet mjekësore të materialeve metalike të avancuara.

