U mbajt ligjërata ndërkombëtare nga Assoc. Prof. Dr. Mitja Petrič nga Universiteti i Lubjanës
Në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, u mbajt ligjërata ndërkombëtare me titull “Casting Technologies”, e ligjëruar nga Assoc. Prof. Dr. Mitja Petrič nga University of Ljubljana – Faculty of Natural Sciences and Engineering, Department of Materials and Metallurgy.
Gjatë ligjëratës u prezantuan parimet themelore të teknologjive të derdhjes së metaleve, metodat moderne të prodhimit të derdhjeve, si dhe përdorimi i mjeteve bashkëkohore të simulimit kompjuterik në analizën dhe optimizimin e proceseve të derdhjes. Ligjërata u zhvillua me interes të madh nga studentët dhe stafi akademik, duke kontribuar në zgjerimin e njohurive në fushën e materialeve dhe metalurgjisë.
