L BM

U mbajt ligjërata ndërkombëtare “Quasicrystals versus Crystals”

Në kuadër të aktiviteteve akademike të Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, Fakulteti i Gjeoshkencave, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, u mbajt ligjërata ndërkombëtare me titull “Quasicrystals versus Crystals”, e ligjëruar nga Prof. dr. Boštjan Markoli nga Universiteti i Lubjanës – Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Inxhinierisë, Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë.

Gjatë ligjëratës u trajtuan konceptet themelore të strukturave kristalore dhe kuazikristaleve, me theks të veçantë në renditjen atomike, simetrinë dhe vetitë fizike që burojnë nga këto struktura. Po ashtu u prezantuan metoda të avancuara të analizës së mikrostrukturës së materialeve, duke përfshirë SEM, TEM, FIB dhe HRTEM, si dhe aplikimet e tyre në studimin e lidhjeve metalike me faza kuazikristalore.

Ligjërata u ndoq me interes nga studentët dhe stafi akademik, ndërsa në fund u zhvillua edhe një diskutim shkencor mbi rëndësinë e kuazikristaleve në zhvillimin e materialeve moderne.

Shperndaj ne: