U mbajt tryeza e rrumbullakët: “Ndërlidhja e dijes akademike me realitetin ekonomik”
Organizuar nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajt të mërkurën tryeza e rrumbullakët: “Ndërlidhja e dijes akademike me realitetin ekonomik”. Të pranishëm përveç drejtuesve të Fakultetit Ekonomik dhe menaxhmentit të UMIB, ishin edhe profesorë ndërkombëtarë, përfaqësues të biznesit, studentë etj. Gjithashtu onlajn u bashkangjitën edhe nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Tryeza u hap nga prof.dr. Esat Dërguti, i cili falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur organizimin e kësaj tryeze. Ndërsa në emër të menaxhmentit një fjalë përshendetëse e pari prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi.
Në vazhdim për temën ka folur dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Qazim Tmava, ndërsa në më pas është hapur diskutimi lidhur me kontributin e universiteteve në ndryshimet strukturore ekonomike, si një platformë ku takohen akademia, industria dhe inovacioni për të formësuar të ardhmen.



