UIBM merr pjesë si partner në projektin ndërkombëtar Erasmus+ K171
Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) merr pjesë si partner në projektin ndërkombëtar Erasmus+ K171, të koordinuar nga University of Chemical Technology and Metallurgy (UCTM) në Sofje, Bullgari. Në këtë projekt janë përfshirë universitete nga SHBA, Maroku, Malajzia dhe Republika Domenikane, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik, mobilitetit dhe zhvillimit të kurrikulave mësimore.
UIBM përfaqësohet nga prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi dhe prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi nga Fakulteti i Gjeoshkencave, si koordinatorë nga Universiteti në këtë partneritet ndërkombëtar. Ky projekt pritet të ndikojë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimeve globale të UIBM-it.
