Unnamed

UIBM përfaqësohet në Javën Ndërkombëtare të Stafit në Sakarya

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) po përfaqësohet në Javën Ndërkombëtare të Stafit, që po zhvillohet në Sakarya të Turqisë, përmes përfaqësuesit Abdullah Sadiku.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, krijimin e partneriteteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me universitete nga vende të ndryshme.

Për UIBM-në, prezenca në ngjarje të tilla kontribuon në rritjen e dukshmërisë dhe fuqizimin e imazhit të universitetit në arenën ndërkombëtare, duke hapur njëkohësisht mundësi të reja për mobilitete, projekte dhe bashkëpunime akademike.

UIBM mbetet i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit dhe ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.

Shperndaj ne: