17 Shkurti FIN

Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva, për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar pjesëtarë të stafit akademik dhe administratës

Të dashur studentë

Më lejoni që në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe në emrin tim personal t’ju urojë 17 – Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përvjetorët e kësaj date historike zakonisht sjellin emocione të veçanta për të gjithë ne që kemi rrugëtuar dhe kemi ndarë fatin me vendin tonë.

Gjithsesi ky është edhe një moment nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin e pavarur që e kemi sot. Është krenari të jesh pjesë e një shteti që ka një histori të gjatë përpjekjesh, që u përmbyllën me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu është edhe përgjegjësi e secilit prej nesh, që të jemi në nivel të detyrës prej secilit pozicion që kemi në shoqëri. Është obligim ta ruajmë, të kujdesemi dhe zhvillojmë shtetin tonë. Urime!

Me respekt,

Rektorja

Prof.dr. Nurten Deva

Shperndaj ne: