Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva për Fitër Bajram!
Të nderuar/a,
Më lejoni që ne emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, t’ju uroj Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, për të na bashkuar me familjet dhe njerëzit tanë, për të na e përkujtuar vlerën e afërsisë, respektit dhe dashurisë ndërmjet vete.
Qofshi me shëndet ju dhe familjet tuaja. Gëzuar!
Me respekt
Rektorja
Prof.dr. Nurten Deva
