Urimi i rektorit Musaj për Vitin e Ri 2016

Të nderuar studentë, mësimdhënës, punëtorë të administratës të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, të nderuar qytetarë; Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, t’ju uroj Vitin e Ri 2016.

Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë ndihmuar universitetin tonë, që tashmë mund të them me bindje të plotë se është një prej universiteteve më të konsoliduara në vend. Përkushtimi i menaxhmentit, stafit akademik, dhe punëtorëve të administratës ka qenë jetik që ta përmbyllim me sukses vitin 2015.

Administrimi i suksesshëm i procesit zgjedhor në universitetin tonë, pa asnjë problem, prej ku kanë dalur organet e reja drejtuese, ka krijuar mundësi që të fokusohemi në rritjen e cilësisë së punës akademike. Sukseset e studentëve na bëjnë krenar dhe na bëjnë të besojmë për të ardhmen e sigurt të universitetit tonë.

Në vitin  2016 presim që të vendosemi në objektet e reja universitare, ku do të ofrohen kushte komode për studentët tanë. Kjo na gëzon dhe na motivon për përkushtim edhe më të madh në punën tonë të përditshme.

Ju ftoj të vazhdojmë me punën e mirë që kemi nisur. Le të jetë ky një vit i suksesshëm dhe i gëzuar për ju dhe familjet tuaja. Urime!

Me respekt

Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Prof. Asoc. Dr. Alush Musaj