Rektori Musaj, jua uron Vitin e Ri 2018

Të nderuar studentë, mësimdhënës, punëtorë të administratës, qytetarë të Mitrovicës dhe të Republikës së Kosovës, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, t’ju uroj festat e fundvitit.

Kur jemi në prag të ndërrimit të moteve, kujtojmë të arriturat, sukseset, por edhe sfidat që na kanë përcjellur në vitin që po përcjellim. Në të njëjtën kohë përgatitemi për të nisur një vit tjetër, për t’u përballur me sfida të reja, por të vendosur për të qenë të suksesshëm.

Qofshi me shëndet e me fat në punë dhe në jetë. Urime Vitin e Ri 2018!