Vizitë në Fabrikën e Pajimeve të Procesit të Trepçës në kuadër të lëndës Materialet Teknike
Prof Muhamedin Hetemi së bashku me asistenten e lëndës Msc Ariana Sadiku, vizituan Fabrikën e Pajimeve të Procesit të Trepçës në kuadër të lëndës Materialet Teknike për t’u njoftuar me përpunimin e detajeve metalike në faza të ndryshme, të cilat kryesisht prodhohen për minierat e Trepçës. Ata u mirëpritën nga drejtori z. Bekim Bajraktari i cili shpjegoi historikun e fabrikës dhe fazat e ndryshme të përpunimit të produkteve metalike.
