36 tituj botimesh nga fusha e ekonomisë dhurohen për Bibliotekën Universitare
Ekonomisti i njohur mitrovicas, Rrustem Abiti, ka dhuruar 36 tituj të ndryshëm botimesh nga fusha e ekonomisë për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Librat e dhuruar janë botime të veçanta, si studime dhe hulumtime shkencore nga fusha e ekonomisë, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik.
Udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu, ka falënderuar dhuruesin e këtij fondi librar, që do të pasurojë edhe më tepër fondin e përgjithshëm të Bibliotekës. Ai tha se dhurimi i librave është bërë një praktikë e mirë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
