1

U zgjodhën strukturat e reja drejtuese të asociacionit “Alumni”

Në mbledhjen e mbajtur të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të asociacionit “Alumni” me mandat dyvjeçar.  Prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu është zgjedhur kryetare, prof.ass.dr. Ujmir Uka, nënkryetar, ndërsa Erzen Isufi, sekretar i asociacionit “Alumni”. Anëtarë të “Alumnit” do të jenë: Shpresa Musa, Diellza Preteni, Arbesa Uka, Suzana Halilaj, Florina Thaçi dhe Drilon Bajgora.

Kryetarja e sapozgjedhur e asociacionit “Alumni”, prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu, i ka falënderuar të pranishmit për besimin dhe ka shprehur bindjen se me një bashkëpunim të mirë do të mund të bëjnë punë të mira. “Na duhet mbështetje dhe bashkëpunim nga menaxhmenti, njësitë akademike dhe studentët që ta dinamizojmë aktivitetin e asociacionit “Alumni”, tha ajo.

Rektorja, prof.dr. Nurten Deva, e cila ishte e pranishme në pjesën e parë të mbledhjes së bashku me prorektorin, prof.dr. Sabri Avdullahi, ju ka uruar suksese drejtuesve të “Alumnit” dhe është zotuar për mbështetje të parezervë për punën e këtij asociacionit. “UIBM tashmë ka një ekip të jashtëzakonshme të studentëve alumni, të cilët janë shndërruar në ambasadorë të vërtetë të institucionit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, tha Deva.

Në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e planit të punës për vitit 2026, i cili do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme me propozimet që do të bëhen në ndërkohë.

Alum3
Shperndaj ne: