Fjolla Peci – mësimdhënëse e ciklit klasor dhe studente në nivelin Master në Pedagogji.
Studimet themelore i mbaroi në Fakultetin e Edukimit Fillor. Fjolla ishte pjesë e Parlamentit Studentor të gjeneratës së parë të UMIB. Diploma që mori në UMIB i hapi rrugë të menjëhershme për punësim si mësimdhënëse në SHFMU “Fazli Greiçevci” në shtator të vitit 2018 në Mitrovicë. Ishte bursiste e ekselencës në UMIB për tri vite radhazi, njëherit edhe bursiste në MASHT për tri vite. Gjatë viteve të studimit përveç praktikës profesionale në shkollë fillore, kreu praktikë edhe në Institutin Pedagogjik të Kosovës. Tani vijon studimet në nivelin Master në Pedagogji në vitin e dytë, poashtu me nota të larta.
Përvoja e saj si studente e UMIB ishte një përgatitje mjaftë e mirë për zhvillimin profesional të saj. Sot, falë kësaj ajo e sheh veten si konkurrente të barabartë me studentët e nivelit Master në universitete me përvojë të gjatë akademike.
Fjolla është e angazhuar në fushën e hulumtimit ku edhe ishte pjesëmarrëse në Konferencën ndërkombëtare: “Social Institutions in Contemporary Society” [The Interaction betëeen Education, Family, Religion, Politics and Economy], duke prezantuar kështu punimin e saj me temë nga fusha e Pedagogjisë.