Enisa Bashota – ishte studente në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht në Fakultetin Ekonomik – drejtimi Menaxhment dhe Informatikë.
Përgjatë tre viteve Enisa ishte njëra ndër studentet më të dalluara të gjeneratës 2014/15, gjithashtu ishte bursiste për dy vite radhazi dhe arriti t’i përfundojë studimet brenda afatit të paraparë.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve Bachelor, ajo vazhdoj me studimet e nivelit Master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik.
Pas studimeve, Enisa filloj angazhimet në një institucion financiar si praktikante, periudhë gjatë të cilës ajo plotësoi vetën me njohuri të reja praktike të cilat e bënë atë edhe me të përgatitur për tregun e punës.
Tani ajo punon në zyrën qëndrore të bankës TEB si Credit Monitoring Officer në zyrën e
Alokimit dhe Monitorimit të kredive.
Ajo shprehet falenderuese për stafin e UMIB-it për përkushtimin e vazhdueshëm.
Për të gjithë studentet e tjerë ajo ka një porosi për ta përcjellë: Mendo gjëra të mëdha, vendosi synimet dhe ndërrmerr veprimet, sepse çdo gjë është e mundur kur punon shumë dhe nuk dorëzohesh.
Enisës i urojmë suksese të mëtutjeshme!