Allmir Krasniqi në vitin 2020 ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Fakulteti Ekonomik – Drejtimi: Banka financa dhe Kontabilitet. Njohuritë që ka marrë dhe aftësitë që ka zhvilluar në UIBM tani po i praktikon në punën e tij. Bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi në mes të QZHK-së dhe biznesit të njohur Viprint me lokacion ne Mitrovicë, rekomanduar nga QZHK-ja, Allmiri sot ushtron funksionin e udhëheqësit të shitjes në Viprint. Si rezultat i kësaj, vendimi i tij për të zgjedhur Universitetin “Isa Boletini” për studime ishte më se i qëlluar. Ai shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhshme të profesorëve të Fakultetit Ekonomik në UIBM të cilët e kanë përgaditur mirë për tregun e punës dhe kanë qenë të gatshëm t’a ndihmojnë në çdo kohë. Poashtu, Allmiri është falendërues ndaj Universitetit dhe Qendrës për Zhvillimit të Karrierës që edhe pas përfundimit të studimeve ata kanë pasur gatishmëri për zhvillimin e karrierës së ish-studentëve të tyre dhe bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit, Allmiri sot është pjesë e njërit prej bizneseve më të suksesshme në Mitrovicë. Allmirit i urojmë suksese të mëtutjeshme!