Screenshot 2025 04 28 At 6.58.15 PM

Profesor Berat Ujkani mbajti ligjëratë të ftuar në IFSA Prague

Më 28 prill 2025, Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani mbajti një ligjëratë online në Institutin IFSA në Pragë. Ligjërata u mbajt në kuadër të lëndës “Algoritme”, me temën “Algoritmet dhe Big Data”.

Gjatë ligjëratës, Prof. Ujkani prezantoi aspekte të ndryshme të algoritmeve dhe rolin e tyre në përpunimin dhe analizën e Big Data, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi sfidat dhe qasjet bashkëkohore në këtë fushë. Përmbajtja e ligjëratës ishte e ndërtuar në pajtim me marrëveshjen paraprake me stafin e IFSA Czech Republic dhe u zhvillua në mënyrë profesionale.

Ky bashkëpunim reflekton angazhimin e Universitetit tonë për të kontribuar në shkëmbimin akademik ndërkombëtar dhe promovimin e dijes në fusha të rëndësishme të shkencës kompjuterike.

 

Shperndaj ne: