Profesor Berat Ujkani mbajti ligjëratë të ftuar në IFSA Prague
Më 28 prill 2025, Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani mbajti një ligjëratë online në Institutin IFSA në Pragë. Ligjërata u mbajt në kuadër të lëndës “Algoritme”, me temën “Algoritmet dhe Big Data”.
Gjatë ligjëratës, Prof. Ujkani prezantoi aspekte të ndryshme të algoritmeve dhe rolin e tyre në përpunimin dhe analizën e Big Data, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi sfidat dhe qasjet bashkëkohore në këtë fushë. Përmbajtja e ligjëratës ishte e ndërtuar në pajtim me marrëveshjen paraprake me stafin e IFSA Czech Republic dhe u zhvillua në mënyrë profesionale.
Ky bashkëpunim reflekton angazhimin e Universitetit tonë për të kontribuar në shkëmbimin akademik ndërkombëtar dhe promovimin e dijes në fusha të rëndësishme të shkencës kompjuterike.

