Riakreditohet për një periudhë 3 -vjeçare programi “Biznes dhe Menaxhment” (baçelor) në Fakultetin Ekonomik
Është riakredituar për një periudhë 3-vjeçare programi “Biznes dhe Menaxhment” (baçelor) në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), i cili përmban dy specializime: Banka, Financa dhe Kontabilitet si dhe Menaxhiment dhe Ndërmarrësi. Gjithashtu është rritur edhe kuota e pranimit të studentëve prej 60 në 120.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava, tha se kjo arritje pasqyron angazhimin e vazhdueshëm ndaj përsosmërisë akademike, arsimit cilësor dhe ndërlidhjes me kërkesat e industrisë. Ai falënderon stafin akademik, stafin administrativ, studentët dhe palët e jashtme të interesit që kontribuuan në këtë sukses të rëndësishëm.
