Tre mësimdhënës të FIMK-ut morën pjesë në vizitën studimore të projektit Web-Nimbus në Athinë
Në kuadër të projektit ndërkombëtar Web-Nimbus, që financiohet nga programi Erasmus+, gjatë datave 26–30 maj 2025, një delegacion nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, i përbërë nga Prof. Faton Merovci, Prof. Muzafer Shala dhe asist. Agon Bajgora, mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar në Athinë, Greqi. Programi i vizitës përfshinte një sërë prezantimesh dhe diskutimesh interaktive, me fokus në përmirësimin e metodologjive mësimore dhe integrimin e praktikave bashkëkohore në arsimin e lartë.
Vëmendje e posaçme iu kushtua dizajnimit të programit të ri master në Cloud Computing. Gjatë takimit u vendos që aplikimi për këtë program të hapet në korrik 2025, me synimin që regjistrimi i studentëve të bëhet për vitin akademik 2026/27.
