Default

Ftesë për pjesëmarrje në trajnim njëditor + mundësi pajisjeje me certifikatë

Të nderuar studentë,

Fakulteti Juridik, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit me Organizatën GLPS (Grupi për Studime Juridike dhe Politike) përmes Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike ), ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një trajnim njëditor që do të mbahet në Mitrovicë, me temë: Të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës: Mangësitë në legjislacion dhe sfidat në praktikë 

Ky trajnim ka për qëllim të rrisë njohuritë tuaja praktike dhe teorike në fusha relevante të drejtësisë, si dhe të nxisë përfshirjen tuaj aktive në zhvillime me interes publik dhe profesional.

Data: [25.06.2025] Vendi: [Fakulteti Juridik – Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë] Ora: [10:00 – 15:00] Certifikim: Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.

Shpenzimet
GLPS do të mbulojë plotësisht:

  • Shpenzimet për trajnerin
  • Drekën për të gjithë pjesëmarrësit
  • Biletat e autobusit për studentët që vijnë nga qytete të tjera në Mitrovicë

 

Menaxhmenti i Fakultetit Juridik UIBM   &           Koordinatori i projekteve të GLPS

Prof. Dr. Islam Qerimi               &                   Liridon Salihi

Shperndaj ne: