Fakulteti Juridik i UIBM dhe “London English School” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit
Menaxhmenti i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe menaxhmenti i “London English School” kanë rënë dakord për format konkrete të bashkëpunimit reciprok në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy institucioneve.
Në kuadër të fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sot në Fakultetin Juridik është mbajtur një takim pune ndërmjet drejtuesve të këtij fakulteti dhe përfaqësuesve të “London English School”. Takimi u zhvillua në prani të dekanit të Fakultetit Juridik, prof. dr. Islam Qerimi, prodekanit Arbnor Ajeti dhe profesoreshës Mimoza Aliu, të cilët pritën drejtoreshën e “London English School”, znj. Albina Hoti, e shoqëruar nga koordinatorja e projekteve, znj. Kersitna Çerkini.
Gjatë këtij takimi u hartua një plan i detajuar bashkëpunimi. Palët u pajtuan që, duke filluar nga shtatori i vitit 2025, të organizohen aktivitete dhe debate me fokus në përmirësimin e njohurive të gjuhës angleze për stafin akademik të Fakultetit Juridik. Njëkohësisht, u vendos që së shpejti të organizohet edhe një trajnim për stafin akademik në fushën e teknologjisë informative, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe pedagogjike.
Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe fuqizimit të cilësisë në arsimin e lartë në UIBM.
