Thirrje për aplikim për mobilitet studentor – semestri dimëror 2025/26
Gjeoshkenca
Inxhinieri Kompjuterike
Inxhinieri Mekanike
Kriteret për aplikim janë:
Të jetë student/e që ka përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor
Njohuri të gjuhës angleze – minimum niveli B1
Nota mesatare e studimeve minimum mbi 7.0
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Formulari i aplikimit (i bashkangjitur në thirrje)
Certifikata e notave (transkripti) në gjuhën angleze
CV në gjuhën angleze
Letër motivuese në gjuhën angleze
Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin dhe vitin tuaj akademik (në gjuhën angleze)
Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (minimum niveli B1)*
*Kandidatët që nuk kanë certifikatë të gjuhës angleze do të mund të testohen në UIBM.
Kriteret e përzgjedhjes:
50% – Merita akademike (nota mesatare)
30% – Njohuri gjuhësore (niveli i gjuhës angleze)
20% – Motivimi i studentit (vlerësuar përmes letrës motivuese)
Afati i fundit për aplikim: 28 korrik 2025
Dokumentet duhet të dorëzohen:
Fizikisht: Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Objekti I, kati 0)
Në mënyre elektronike: në adresën e emailit: [email protected]
