Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë përfitues i grantit nga projekti SHER
Stafi i UIBM në përbërje të Prof.ass.dr. Filloreta Kunoviku Demiri, Prof.assoc.dr. Merita Shala dhe zyrtar administrativ Erzen Jusufi, janë përfitues të grantit për projektin “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students” në kuadër të thirrjes “Social Dimension Small Grants” të programit SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo), të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancuar nga MASHTI.
Projekti “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students”, që do të zgjasë gjithsejt dhjetë muaj, ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë studentet femra duke adresuar ndërlidhjen e barazisë gjinore, shëndetit mendor dhe ndërmarrësisë. Për më tepër, synon të nxisë një ekosistem ndërmarrës gjithëpërfshirës dhe mbështetës duke promovuar barazinë gjinore, duke i pajisur studentet femra me aftësi thelbësore biznesi dhe duke rritur qëndrueshmërinë e shëndetit mendor për të mundësuar suksesin e tyre në biznes. Projekti do të krijojë një qasje holistike për të nxitur ndërmarrësinë tek femrat duke kombinuar ndërgjegjësimin për shëndetin mendor me aftësitë e zhvillimit të biznesit në një mjedis të ndjeshëm ndaj gjinisë femërore.
