DJI 0036.MP4.00 00 09 07.Still001

Thirrje për aplikim për mobilitet studentor – semestri dimëror 2025/26

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) hap thirrje për aplikim për 1 mobilitet të studentëve për semestrin dimëror, viti akademik 2025/26 në Zonguldak Bülent Ecevit University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus+, për studentët e këtyre drejtimeve:

Gjeoshkenca

Inxhinieri Kompjuterike

Inxhinieri Mekanike

 Kriteret për aplikim janë:

Të jetë student/e që ka përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor

Njohuri të gjuhës angleze – minimum niveli B1

Nota mesatare e studimeve minimum mbi 7.0

 Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Formulari i aplikimit (i bashkangjitur në thirrje)

Certifikata e notave (transkripti) në gjuhën angleze

CV në gjuhën angleze

Letër motivuese në gjuhën angleze

Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin dhe vitin tuaj akademik (në gjuhën angleze)

Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (minimum niveli B1)*

*Kandidatët që nuk kanë certifikatë të gjuhës angleze do të mund të testohen në UIBM.

 Kriteret e përzgjedhjes:

50% – Merita akademike (nota mesatare)

30% – Njohuri gjuhësore (niveli i gjuhës angleze)

20% – Motivimi i studentit (vlerësuar përmes letrës motivuese)

 Afati i fundit për aplikim: 28 korrik 2025

 Dokumentet duhet të dorëzohen:

Fizikisht: Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Objekti I, kati 0)

Në mënyre elektronike: në adresën e emailit: [email protected]

Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në këtë email elvedina.ismajli@umib.net
Shperndaj ne: