Punëtori për hartimin e Planit Strategjik të UIBM për periudhën 2026-2030!
Me mbështetje të SHERR ka nisur një punëtori dy ditore për hartimin e Planit Strategjik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) për periudhën 2026-2030. Përveç drejtuesve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit, po marrin pjesë edhe pjesëtarë të stafit akademik, administratës, studentëve dhe biznesit.
Fillimisht të pranishmëve me fjalë rasti ju kanë drejtuar rektorja e UIBM, prof.dr.Nurten Deva, mandej, Nehat Dervishi nga SHERR dhe dr. Albana Rexha, kryesuese e KD-së. U vlerësua rëndësia e përkushtimit të të gjitha hallkave për hartimin e këtij dokumenti strategjik për UIBM.
Rektorja Deva i falënderoi drejtuesit e SHERR për mbështetjen e vazhdueshme për UIBM. Në këtë kontekst, u cek mbështetja për hartimin e Planit Strategjik dhe rishikimit të Statutit të UIBM që është në proces.
