Libra

Dhurohen libra për Bibliotekën Universitare

Dhurohen libra për Bibliotekën UniversitareProfesorët universitarë, prof.dr.Mazllum Baraliu e prof.dr, Gani Pllana, kanë dhuruar të mërkurën disa tituj librash për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Librat janë pranuar nga udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu, i cili ka falënderuar profesorët për fondin librar që do të jetë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik.

Prof.dr. Mazllum Baraliu ka dhuruar nga 5 ekzemplarë të 3 titujve autorialë: “Sigurimi social në Kosovë 1964-1996”, “Etika në biznes” dhe “Trajtime etike I”. Ndërsa prof.dr. Gani Pllana ka dhuruar nga 1 ekzemplar të 25 titujve të fushës teknike.

Shperndaj ne: