Kon

Konferenca Ndërkombëtare për Gjeoshkencë IMGC 2026, do të mbahet më 22 dhe 23 tetor 2026

Në takimin online të Këshillit Organizativ u mor vendimi që Konferenca Ndërkombëtare për Gjeoshkencë  IMGC 2026 të mbahet më 22 dhe 23 tetor 2026. Ky organizim përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e gjeoshkencave, duke synuar të krijojë një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të njohurive ndërmjet studiuesve, akademikëve profesionistëve dhe vendimmarrësve.

Edhe këtë vit, konferenca pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm studiuesish dhe folësish eminentë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, të cilët do të kontribuojnë me prezantime shkencore, diskutime tematike dhe shkëmbim përvojash në fusha të ndryshme të gjeoshkencave, përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm të minierave, mjedisin, gjeologjinë dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Procesi i pranimit të abstrakteve do të fillojë në fillim të muajit maj, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të paraqesin punimet e tyre kërkimore dhe profesionale. Detaje të mëtejshme lidhur me temat, kriteret e pranimit dhe afatet do të publikohen në vijim përmes adreses zyrtare të konferencës.

Shperndaj ne: