Ballina

U shënua 45-vjetori i demonstratave të vitit 1981

Organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të martën një Akademi Përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981. Përveq drejtuesve të shoqatës së të burgosvr politkë, drejtuesve dhe zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës dhe UIBM, ishin të pranishëm edhe shumë ish të burgosur politikë, veprimtarë të qështjes kombëtare etj.

U vlerësua se demonstratat e vitit 1981 paraqesin një moment të veçantë në lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Gjithashtu u potencua fakti se ato filluan nga studentët dhe u bënë gjithpopullore, duke kristalizuar vizionin politik të  shqiptarëve për të ardhmen e Kosovës.

Në hapje të këtij organizimi foli Shefik Sadiku, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë nga niveli qendror. Ai u fokusua në rolin dhe sakrificën e të burgosurve politikë në vitin 1981. Ndërsa në vazhdim, Skender Haradinaj, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë  në Mitrovicë, foli për kontributin e Mitrovicës në pranverën e vitit 1981.

Demonstratat e vitit 1981 kishin nisur nga studentët e asaj kohe, të cilët kishin treguar kurajo dhe guxim të jashtëzakonshëm në ato rrethana. Në këtë kontekst, për rolin e studentëve në demonstratat e vitit 1981, një fjalë rasti e mbajti rektorjan e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva. Ndërsa në emër të Komunës së Mitrovicës u paraqit drejtori për Mirëqenie Sociale, Ramadan Beshiri, i cili ka dhënë një kontribut të madh për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Një analizë historike të demonstratave të vitit 1981 dhe ndikimin e tyre në zhvillimet e mëvonshme e prezantoi historiani, Musa Rama, ndërsa në fund pati edhe pyetje dhe dikustime nga të pranishmit.

2
Shperndaj ne: