Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Multidisiplinare për Studentë 2026
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisiplinare për Studentë, e cila do të mbahet më 28 maj 2026 në Mitrovicë.
Ftohen të gjithë studentët të aplikojnë dhe të paraqesin abstraktet e tyre në fusha të ndryshme studimi, duke përfshirë por pa u kufizuar në:
- Inxhinieri Ushqimore dhe Teknologji
- Inxhinieri Mekanike dhe Kompjuterike
- Edukim
- Juridik
- Ekonomi
- Gjeoshkenca
- Inovacion, Ndërmarrësi dhe Transformim Digjital
- Mjedis, Qëndrueshmëri dhe Zhvillim i Gjelbër
Detaje të rëndësishme:
- Pjesëmarrja është falas
- Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze (max. 300 fjalë)
- Të gjitha abstraktet e pranuara do të publikohen në Librin e Abstrakteve të konferencës
- Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje
Afatet kryesore:
- Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 17.04.2026
- Njoftimi për pranimin: 30.04.2026
- Dorëzimi i prezantimeve (PPT) dhe konfirmimi i pjesëmarrjes: 25.05.2026
- Data e konferencës: 28.05.2026
Aplikimi:
Abstraktet dhe të dhënat e regjistrimit duhet të dërgohen në email:
📧 [email protected]
