Conference Poster Editable 16.03.2026

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Multidisiplinare për Studentë 2026

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisiplinare për Studentë, e cila do të mbahet më 28 maj 2026 në Mitrovicë.

Ftohen të gjithë studentët të aplikojnë dhe të paraqesin abstraktet e tyre në fusha të ndryshme studimi, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

  • Inxhinieri Ushqimore dhe Teknologji
  • Inxhinieri Mekanike dhe Kompjuterike
  • Edukim
  • Juridik
  • Ekonomi
  • Gjeoshkenca
  • Inovacion, Ndërmarrësi dhe Transformim Digjital
  • Mjedis, Qëndrueshmëri dhe Zhvillim i Gjelbër

Detaje të rëndësishme:

  • Pjesëmarrja është falas
  • Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze (max. 300 fjalë)
  • Të gjitha abstraktet e pranuara do të publikohen në Librin e Abstrakteve të konferencës
  • Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje

Afatet kryesore:

  • Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 17.04.2026
  • Njoftimi për pranimin: 30.04.2026
  • Dorëzimi i prezantimeve (PPT) dhe konfirmimi i pjesëmarrjes: 25.05.2026
  • Data e konferencës: 28.05.2026

Aplikimi:
Abstraktet dhe të dhënat e regjistrimit duhet të dërgohen në email:
📧 [email protected]

 

Shperndaj ne: