FTU 2

Tre studentë nga Savonia University of Applied Sciences në vizitë trejavore në UIBM

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Savonia University of Applied Sciences nga Finlanda, tre studentë nga ky universitet po qëndrojnë për tre javë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, përkatësisht në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore.

Studentët u pritën nga Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime si dhe nga Zyra e Studentëve, të cilët i asistuan në procesin e regjistrimit të tyre në kuadër të mobilitetit akademik. Po ashtu, studentët u pritën në takim nga Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Prof. Dr. Mensur Kelmendi, i cili u ofroi mbështetjen e plotë të stafit akademik dhe administrativ për qëndrimin e tyre në FTU.

Me ndihmën e asistentes Gonxhe Kajtazi dhe laborantit Shpend Doli, studentët u njoftuan me infrastrukturën kërkimore dhe laboratorike të fakultetit.

Gjatë kësaj periudhe, studentët do të realizojnë praktikën profesionale në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, nën mentorimin e Prof. Assoc. Dr. Bahtir Hyseni. Praktika e tyre do të zhvillohet në bashkëpunim me organizatën IADK dhe me fabrikën e kërpudhave HiranoMushroom, duke u ofruar studentëve mundësi për përvojë praktike në mjedise reale profesionale.

Gjithashtu, nën mentorimin e Prof. Assoc. Dr. Bahtir Hyseni, studentët kanë mbajtur një trajnim treditor për punën me HPLC, me fokus në leximin dhe analizën e komponimeve bioaktive në çajin e fermentuar Kombucha.

Shperndaj ne: