DSC 0672

U ndanë mirënjohje për kontribut në procesin e akreditimit institucional

Më 14 prill 2026, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për kontributin e dhënë në procesin e akreditimit 5-vjeçar të universitetit.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të komunitetit universitar, partnerë dhe bashkëpunëtorë të shumtë, të cilët janë falënderuar për rolin e tyre të rëndësishëm në këtë arritje të përbashkët. Siç u theksua gjatë aktivitetit, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka marrë akreditim 5-vjeçar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, pas miratimit të raportit të ekspertëve ndërkombëtarë.

Kjo arritje konsiderohet rezultat i një pune të përbashkët dhe përkushtimi të vazhdueshëm të stafit akademik dhe administrativ, si dhe i mbështetjes së partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në avancimin e cilësisë dhe zhvillimin institucional të universitetit.

Në kuadër të ceremonisë, një fjalë përshëndetëse mbajti rektorja e universitetit, prof. dr. Nurten Deva, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit institucional në arritjen e rezultateve konkrete. Gjithashtu, me një fjalë rasti u paraqit edhe drejtuesi i organizatës “SHER”, z. Aqim Emurli, i cili vlerësoi bashkëpunimin me UIBM dhe kontributin në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe projekteve të përbashkëta.

Gjatë ceremonisë, u ndanë certifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë proces të rëndësishëm për universitetin.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë kontribuuesit dhe mbetet i përkushtuar në rrugën drejt zhvillimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë.

Shperndaj ne: