Ligjëratë ndërkombëtare në UIBM mbi prodhimin aditiv (3D Printing)
Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon ligjëratën ndërkombëtare me temë:
“Role of Materials Science and Engineering in Additive Manufacturing (3D Printing)”
Ligjërata do të mbahet nga Dr. Fatos Derguti, Dergutek LTD, England, United Kingdom.
📅 Data: 21.04.2026
🕐 Ora: 13:00
💻 Platforma: ZOOM
Kjo ligjëratë do të trajtojë rolin e shkencës dhe inxhinierisë së materialeve në prodhimin aditiv (3D printing), duke përfshirë zhvillimin e materialeve, proceset dhe aplikimet industriale.
Ftohen studentët, stafi akademik dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ligjëratë dhe të përfitojnë nga përvoja dhe njohuritë profesionale të ligjëruesit.
