Marrëveshje bashkëpunimi me EduAktiv
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me EduAktiv, organizatë e udhëhequr nga ish-studentja e UIBM Diellza Preteni. Marrëveshja e nënshkruar nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe drejtoresha e EduAktiv, Diellza Preteni, synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet universitetit dhe sektorit joqeveritar, duke krijuar mundësi të reja për studentët e UIBM në fushën e praktikës profesionale, hulumtimit dhe zhvillimit profesional.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësi të angazhohen në aktivitete praktike dhe projekte kërkimore, ndërsa UIBM dhe EduAktiv do të zhvillojnë së bashku iniciativa dhe projekte të përbashkëta me interes për komunitetin akademik dhe shoqërinë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje gjatë Ditës Alumni dëshmon rëndësinë e lidhjes së vazhdueshme me alumnët e universitetit, të cilët përmes angazhimit të tyre profesional kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe zhvillimin institucional.
Ky bashkëpunim përfaqëson një shembull të suksesshëm të rikthimit të alumnëve për të kontribuar aty ku filloi rrugëtimi i tyre akademik.
