Prof.ass.dr. Berat Ujkan realizoi mobilitet akademik në Romanian-American University (RAU) në Bukuresht
Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani, prodekan dhe profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, realizoi mobilitet akademik në kuadër të programit Erasmus+ në Romanian-American University (RAU) në Bukuresht, Rumani.
Mobiliteti u zhvillua gjatë javës ndërkombëtare të mësimdhënies të organizuar nga RAU prej 4-8 maj 2026, ku morën pjesë përfaqësues të universiteteve partnere nga vende të ndryshme. Gjatë këtij mobiliteti, Prof. Ujkani ishte i angazhuar në aktivitete akademike, ligjërata, diskutime profesionale dhe shkëmbim përvojash me stafin akademik dhe pjesëmarrësit ndërkombëtarë.
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë mbetet i përkushtuar në promovimin e mobiliteteve akademike, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin profesional të stafit dhe studentëve.




