U mbajtën provimet pranuese për kandidatët për studime në nivelin master (2026/27)
Janë mbajtur të mërkurën provimet pranuese për kandidatët që kanë aplikuar për studime në nivelin master për vitin akademik 2026/27 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Sipas konkursit të hapur për studime master për vitin akademik 2026/27 kanë qenë të lira 155 vende.
Provimet pranuese janë mbajtur në Fakultetin e Gjeoshkencave, në tri programe: 1. Zhvillimi i Qëndrueshëm i Minierave, 2. Hidrologji dhe Gjeologji Inxhinerike dhe 3. Materiale dhe Metalurgji. Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në dy programe: 1. Teknologji (Inxhineri të Mbrojtjes së Mjedisit) dhe 2. Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në dy programe: 1. Teknologji Prodhuese dhe 2. Cloud and Edge Computing.

