Homazhe për ish-liderin studentor, Ali Ahmeti, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta
Familjarë, miq e bashkëveprimtarë kanë bërë homazhe të martën para varrit të Ali Ahmetit, ish-liderit studentor të vitit 1997 dhe ish-ushtarit të UÇK-së. Në homazhe ka marrë pjesë edhe Ahmet Jashari, drejtor për Informim dhe Komunikim me Publikun në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Pjesëmarrësit kanë nderuar jetën dhe veprën e Ali Ahmetit, i cili qysh i ri ishte shquar për agazhimin e tij në veprimtari kombëtare. Ai iu kishte pri protestave studentore në Mitrovicë më 1 tetor 1997, kurse më vonë iu kishte bashkangjitur radhëve të UÇK-së!


