Lajmi

Marrëveshje Bashkëpunimi me “NLB Banka”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe “NLB Banka”  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, duke forcuar lidhjen mes botës akademike dhe sektorit bankar. Përmes këtij partneriteti synohet të krijohen hapësira për shkëmbim të njohurive dhe përvojave.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, rektorja prof.dr. Nurten Deva, tha se kjo është një mundësi më shumë për studentët e UIBM. Ajo falënderoi drejtuesit e “NLB Banka” për bashkëpunimin.

Në kuadër të marrëveshjes parashihen ligjërata tematike nga profesionistët e Bankës, hulumtime të përbashkëta dhe iniciativa të tjera që kontribuojnë në zhvillimin profesional të studentëve.

 

Shperndaj ne: