Picture1

UIBM merr pjesë në takimin e konsorciumit të projektit LEADALKO

Më 10 shtator 2026, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mori pjesë në takimin online të konsorciumit të projektit LEADALKO – “Zhvillimi i Kapaciteteve të Lidershipit në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe Kosovë”. Takimi mblodhi përfaqësuesit e partnerëve të konsorciumit për të shqyrtuar progresin e projektit, për të koordinuar aktivitetet e ardhshme dhe për të diskutuar hapat përmbyllës të zbatimit të tij.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua shqyrtimit të modeleve të kërkuara, rekomandimeve për ndryshimin dhe përmirësimin e materialeve të moduleve trajnuese, si dhe përgatitjes së versioneve parapërfundimtare të moduleve të rishikuara. Partnerët diskutuan gjithashtu për dorëzimin e Produktit Nr. 9 (Deliverable No. 9) dhe finalizimin e versionit përfundimtar të doracakut të projektit, me synim sigurimin e cilësisë dhe koherencës së materialeve edukative të zhvilluara.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua përgatitjeve për Konferencën Përfundimtare të projektit, si dhe organizimit të takimit zyrtar të projektit, të planifikuar për datën 13 tetor 2026. Këto diskutime synuan të sigurojnë koordinim sa më efektiv ndërmjet partnerëve dhe përmbylljen e suksesshme të aktiviteteve dhe rezultateve të projektit.

Përmes pjesëmarrjes në takimet e konsorciumit të LEADALKO-s, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë vazhdon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve drejtuese, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri. Projekti synon të mbështesë përmirësimin e praktikave të lidershipit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, duke kontribuar në qeverisje më efektive dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të arsimit të lartë.

Shperndaj ne: