1

Në UIBM u mbajt trajnim për gjithëpërfshirjen e të rinjve me aftësi të kufizuara

Më 5 dhe 6 shtator 2026, në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, u mbajt një trajnim në kuadër të projektit CB4leisureYwD, i organizuar nga Building the Balkans.

Trajnimi mblodhi punonjës rinorë, edukatorë dhe trajnerë që punojnë me të rinjtë me aftësi të kufizuara. Përmes sesioneve interaktive, ushtrimeve praktike dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit diskutuan dhe zhvilluan qasje për t’i bërë aktivitetet sportive dhe rekreative më gjithëpërfshirëse, më të qasshme dhe më të përshtatshme për nevojat e ndryshme të të rinjve.

Gjatë trajnimit u pilotuan gjithashtu sesione nga Kurrikula e projektit, ndërsa komentet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve do të kontribuojnë në përmirësimin e saj para publikimit të versionit përfundimtar.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë falënderon organizatën Building the Balkans për bashkëpunimin dhe organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen

3
Shperndaj ne: