Akreditohen programet: “Inxhinieri Minerare” (b) dhe “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Minierave” (m)
Në mbledhjen e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës të mbajtur më 16.06.2025, janë akredituar dy programe të Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Është akredituar programi “Inxhinieri Minerare” në nivelin baçelor dhe “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Minierave” në nivelin master.
Të dy programet janë akredituar për periudhë 3-vjeçare.
