Takim i Këshillit Kërkimor – Diskutim mbi udhëzuesin për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në kërkim
Më 10 qershor 2025, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Kërkimor, i cili iu kushtua shqyrtimit të udhëzuesit zyrtar të Komisionit Evropian për përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale (IA) gjeneruese në kërkim shkencor.
Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit diskutuan rëndësinë e këtij dokumenti për kontekstin akademik dhe institucional të UIBM dhe njëzëri vendosën që t’i rekomandojnë Senatit miratimin e tij për zbatim të brendshëm, pas verifikimit nga Zyra Ligjore.
Kryesuesi i Këshillit, Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni, njëherësh Prorektor për Kërkime, theksoi se ky manual do të shërbejë si një udhërrëfyes i qartë dhe një vlerë e shtuar në punën akademike dhe kërkimore të stafit dhe studentëve të universitetit tonë.
Ky hap paraqet një angazhim konkret të UIBM drejt përdorimit etik, të sigurt dhe të avancuar të mjeteve të IA në kërkim, në përputhje me standardet evropiane të integritetit shkencor.
