D2

Aktivitete promovuese për të studiuar në UIBM u zhvilluan në Skënderaj dhe Drenas

Një ekip i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë i përbërë nga administrata dhe studentët, ka zhvilluar të martën aktivitete promovuese në shkollat e mesme të Skënderajt dhe Drenasit. Gjatë takimeve me maturantë janë shpërndarë fletushka informuese dhe gjithashtu janë dhënë informata për mundësitë që ofrohen në UIBM, duke përfshirë kampusin modern, bursat universitare, programet atraktive etj.

Aktivitete të tilla këto ditë janë zhvilluar edhe në komunat tjera, në ndërkohë që nxënës nga shkolla të ndryshme kanë vizituar kampusin universitar për të parë për së afërmi kushtet e punës. Gjithashtu një fushatë promovuese është duke u zhvilluar edhe në rrjetet sociale, duke përfshirë video dhe materiale të ndryshe me karakter informues.

Drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun në UIBM, Ahmet Jashari, shpreh mirënjohje për qasjen dhe mbështetjen nga drejtoritë komunale dhe drejtorët e shkollave. Ai poashtu falënderon stafin akademik, administratën dhe studentët që  janë bërë pjesë e këtyre aktiviteteve.

D1
Shperndaj ne: