Stafi akademik i FTU-së po zhvillon mobilitet në Uşak University
Stafi i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ndodhet në mobilitet në Uşak University, nga data 4 deri më 8 maj 2026, në kuadër të programit Erasmus+ dhe International Staff Week. Ky mobilitet ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave akademike dhe profesionale, si dhe zhvillimin e praktikave të mira në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Gjatë këtij qëndrimi, stafi po prezanton aktivitetet e institucionit të tyre dhe po realizon sesione të mësimdhënies (teaching assignments), si dhe takime profesionale dhe rrjetëzim me staf akademik dhe administrativ nga universitete të ndryshme partnere. Pjesëmarrës në këtë mobilitet janë: Prof. Ass. Dafina Llugaxhiu Krasniqi, së bashku me asistentet Gonxhe Kajtazi dhe Arbnora Durmishaj.

