Ambasadori i Luksemburgut qëndroi për vizitë në UIBM
Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ai është pritur në takim nga rektorja, prof.dr. Nurten Deva me prorektorë, të cilët e kanë falënderuar për vizitën.
Rektorja Deva, e ka informuar ambasadorin për UIBM, me theks të veçantë për fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ajo ka përmendur numrin e madh të projekteve ndërkombëtare ku UIBM është pjesë, mandej marrëveshjet me universitetet e huaja si dhe shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik.
Ndërsa, ambasadori Ditez, foli për projektet që Luksemburgu është duke i zhvilluar në Kosovë në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit. Gjithashtu ai u interesua për fushat e bashkëpunimit ku UIBM mund të bëhet pjesë e projekteve të ndryshme.
Të dyja palët shfaqën gatishmërinë për vazhdimin e kontakteve me qëllim të realizimit të projekteve ku UIBM mund të jap kontributin e vet si dhe për bashkëpunimin me ndonjë universitet në Luksemburg.

