Ligj1

U mbajt sesioni informues për hapjen e aplikimeve për bursat (master) të Raundit XVI të projektit Young Cell Scheme

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të enjten sesioni informues për hapjen e aplikimeve për bursat Master të Raundit XVI të projektit Young Cell Scheme. Studentët e pranishëm u njoftuan për detajet që kanë të bëjnë me këtë bursë që financohet nga programi i BE-së.

Njoftimi për këto bursa ka dalur më 9 shkurt 2026, kur është publikuar zyrtarisht thirrja për aplikim për bursat Master Raundi XVI, me afatin e fundit për aplikim më 9 mars 2026. Studentët u inkurajuan që të shfrytëzojnë këtë mundësi  për zhvillimin akademik dhe profesional

3
Shperndaj ne: