Asistentja e gjuhës angleze në kuadër të Programit Fulbright – Taylor Deo
Taylor Deo do të shërbejë gjatë vitit të ardhshëm akademik si asistente e mësimdhënies së gjuhës angleze (Fulbright English Teaching Assistant) në Universitetin e Mitrovicës, në kuadër të Programit Fulbright, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së.
Ajo ka lindur dhe është rritur në qytetin e Nju-Jorkut. Gjatë studimeve universitare, ajo është fokusuar në marketing dhe menaxhim biznesi, sociologji dhe zhvillim ndërkombëtar. Aktualisht, ajo është duke ndjekur studimet pasuniversitare në fushën e arsimit ndërkombëtar dhe punon në universitetin e saj si këshilltare për studentët që marrin pjesë në programe të studimeve jashtë vendit.
Puna me studentët është një nga pasionet e saj dhe ajo shpreson të jetë një burim i vlefshëm mbështetjeje dhe ndihme për studentët gjatë vitit të ardhshëm akademik.
Për çdo pyetje apo komunikim, ajo mund të kontaktohet në adresën elektronike: [email protected].
