Ftu

Bashkëpunimi FTU – “Mokne Group LLC”: Dr. Sc. Artan Studenica zhvillon ligjëratë  për studentët e FTU-së

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) ka mirëpritur sot në një vizitë të rëndësishme Drejtorin e Prodhimit të kompanisë së njohur “Mokne Group LLC”, Dr. Sc. Artan Studenica. Kjo vizitë shënon një hap tjetër konkret në jetësimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes dy institucioneve.

Përpara fillimit të aktivitetit akademik, Dr. Sc. Artan Studenica u prit në një takim zyrtar nga Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Prof. dr. Mensur Kelmendi.

Gjatë këtij takimi, Dekani shprehu falënderimet e tij të përzemërta për drejtorin dhe kompaninë “Mokne Group LLC” për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar. Ai vlerësoi lart këtë partneritet, duke theksuar se marrëveshja e bashkëpunimit mes kuadrave të fabrikës dhe FTU-së po shërben si një urë e fuqishme lidhëse për të përgatitur kuadro sa më të kualifikuara për tregun e punës përmes praktikave dhe shkëmbimit të përvojave.

Pas pritjes zyrtare, Dr. Sc. Artan Studenica , mbajti nje ligjerat si mysafir ligjërues në lëndën “Shkenca e ushqimit”, e cila ligjërohet nga Prof. Dr. Alush Musaj.

Para një audience të përbërë nga studentë dhe profesorë të FTU-së, Dr. Sc. Studenica mbajti ligjëratën me temë: “Projektimi i një fabrike të qumështit dhe realiteti i sigurisë ushqimore”.

Gjatë ligjërimit, ai ndau eksperiencën e tij të çmuar profesionale dhe u ndal gjerësisht te zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore, të cilat janë pjesë e Iniciativës Globale për Siguri të Ushqimit / GFSI (Global Food Safety Initiative). Prezantimi i sfidave reale të industrisë dhe gërshetimi i tyre me anën teorike zgjoi interes të madh te të pranishmit, duke u pasuar nga një bashkëbisedim dhe diskutim mjaft produktiv.

Ky aktivitet dëshmon vullnetin e përbashkët të FTU-së dhe “Mokne Group LLC” për të vazhduar bashkëpunimin në rritjen e cilësisë akademike dhe profesionale të studentëve tanë

Ftu1
Shperndaj ne: